Shpallje

Përbërësit:

  • 3 të bardhët e vezës
  • 50g sheqer
  • 50g lajthia të bluera
  • 20g miell

Për krem:

  • 2 vezë
  • 3 të verdhet e vezës
  • 225g sheqer
  • 1 lugë sheqer vanilje
  • 400ml ajkë të ëmbël
  • 250g dredhëza

Përgaditja:

  1. Ngrohni furrën në 120 gradë. Përzieni të bardhët e vezëve me shtesë sheqer. Përzieni lajthiat dhe miellin, pastaj përzieni në të bardhët e vezëve. E mbështjellni me letër për pjekje në kallëp (ø 20cm) dhe e derdhni masën. E thani në furrë për 2-3 orë
  2. I përzieni vezët në avull, të verdhet e vezëve, 150g sheqer dhe sheqerin e vaniljes. Ndaras e përzieni ajkën dhe e përzieni me masën
  3. Dredhëzat i pastroni dhe i bëni bashkë me 75g sheqer
  4. Koren e pjekur e nxjerrni nga kallëpi, e largoni letrën për pjekje, dhe e ktheni prap në kallëp. Shtoni 2/3 e kremit dhe mbi të shtoni drëdhëzat. I përzieni me pirun, ashtu që të fitohet gllazura. E rrafshoni masën me kujdes, dhe e leni të ftohet për 6 orë në frigorifer. Kremin e mbetur e leni në frigorifer.
  5. Rreth 30 minuta para se ta shërbeni tortën e nxjerrni nga frigoriferi, që të mund të prehet mirë. E lyeni me kremin e mbetur dhe e dekoroni me dredhëzat e mbetura