Shpallje

Lepurusha e revistës erotike “Playboy”, Sarah Harris, kishte gjinj natyral me madhësi C, por pastaj doktorët ia kanë rritur në madhësinë DD. E tëra kishte filluar për shkak të disa gjëndrave që kishin filluar t’i dalin në gjinj dhe me to edhe problemet shëndetësore, transmeton Zeri.info.

Image

Dietat e shpeshta, mosgrënia dhe pastaj ngrëniet e tepërta, kishin lënë gjurmë në shëndetin e bukuroshes.

Image

Për shkak të këtyre shprehive, ajo kishte përfunduar me probleme të mëdha në indet e gjinjve. I kishte dalë një gjëndër në njërin gji, për çka është detyruar të shkonte në operim urgjent, sepse mjekët frikoheshin se indi mund të jetë kancerogjen.

Image

Pasi Sarah duhet të bënte një set fotografimi për revistën erotike “Playboy” dhe atë vetëm disa ditë pas operacionit, mjekët është dashur t’ia rrisin madhësinë e gjinjve, në mënyrë që ato të duken të barabartë.

Image

“Nuk kam mundur të paraqitem në një set të tillë fotografimi me gjinj të madhësive të ndryshme. Doja që ato të formësoheshin ashtu siç ishin, por askush nuk e ka matur masën e tyre. Gjëndra është eliminuar, por transplantët e tanishëm janë tepër të mëdhenj për gjoksin tim”, ka deklaruar bukuroshja.

Image

Në vend të madhësisë C, sa e kishte numrin e gjinjve natyral, ajo ka përfunduar në madhësinë e dyfishtë D.

Image

Dhe kjo kishte bërë që asaj t’i anulohen seancat e fotografimit për editoriale elegante, sepse gjinjtë e saj dukeshin vulgar. Për këtë arsye, ajo dëshiron sërish t’i nënshtrohet operacionit për zvogëlimin e gjinjve.

Image

“Qëllimi kryesor është që sa më parë të shkoj në operim, sepse por përjetoj dhimbje të mëdha në gjinj. Dhe dua që më në fund të kthej vetëbesimin që e kam humbur shkaku i tyre”, ka theksuar Sarah dhe ka paralajmëruar vajzat e reja se sa i dëmshëm është të ushqyerit jo të rregullt në jetën e tyre./ZERI