Bëri këngë me të brendshme, arrestohet këngëtarja se u konsiderua turp i madh (VIDEO)

Një këngëtare nga Egjpti është dënuar dy vite sepse u shfaq në videoklipin e këngës së saj me të brendshme.

Shaima Ahmet, 25 vjeç e njohur me emrin e artit Shyma.

Në video, këngëtarja shfaqet në një klasë me disa të rinj, duke qëndruar para një dërrasë të zezë me frazën “Klasa # 69”, ajo vazhdon të hajë një mollë, banane në një mënyrë provokuese, përcjell albeu.

Ajo u arrestua muajin e kaluar pasi videoklipi i saj nxiti komente negative dhe zemërim tek shumë njerëz, të cilët thanë se kishte bërë turp.

Skenat në videoklip u cilësuan të rënda dhe pornografike nga autoritetet egjiptiane.

“Nuk e kam imagjinuar se do ndodhte kjo gjë dhe se do sulmohesha kaq shumë nga të gjithë, postoi ajo statusin në Facebook të cilën më pas e fshiu”, deklaroi këngëtarja. /albeu/

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz