Shpallje

Për një kohë të gjatë ndëgjohen zëra që Samsung është duke ndërtuar një model të ri të telefonave të mençur që posedon ekran elastik.

Besohet se telefoni i ri do të prezantohet në panairin CES në Las Vegas vitin që vjen.

Ueb faqja Lets Go Digital ka paralajmëruar që Samsung Galaxy X do të ketë dizajn me dy ekrane prej të cilit njëri do të ketë ekranin elastik. Por këtu nuk përfundon, Samsung planifikon që të ndërtoj tablet me ekran elastik.

Koh Dong-jin, presidenti i kompanisë Samsung Electronics, ka bërë të ditur se këtë vit kompanija po bëhet gati për vitin 2018 me risi të reja.

Presidenti i kompanisë ka thënë që ka shumë më shumë probleme që duhet të tejkalohen, por asnjë detaj nuk është bërë e ditur se për çfarë probleme është fjala.

Për më shumë shikoni videon mëposhtë

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz