Kimete Berisha
Shpallje

Qe, jam vetëm këtu nën jorgan, asnjë zë nuk po dëgjohet veç uji në xhezve që po vlon dhe një fëmijë që po e thërret nanën e vet m’ia la b.thën.

Sa ëndrra, sa fjala, sa natë e gjatë, sesi brenda një ëndrre mund t’i humbësh të gjitha, dhe të rilindësh përsëri.
Njëherë e humba shtetin (se rugën e kam humbur s’disa herë, e më së keqi një herë kur si studente nëpër mot me borë e me erë, vetë s’dija e kush s’kish të më tregonte se si të gjeja daljen nga rruga ku ndodhej shtëpia në të cilën shkonim m’i dhënë provimet e letërsisë, në kohë lufte, diku në Vranjevc).

Mbrëmë nuk e dija në cilin shtet jam, e pastaj, u çova e i dërgova dy kauçat e mi në dhomën e njanit në Tiranë. Lëre që ia zura dhomën me kauça (e që ish me rëndësi nuk më kundërshtoi) po por edhe ia mbusha murin e bardhë të dhomës me vargje-poezi. Plus, kauçat ishin ngjyrë jade.

Kur u zgjova, paksa mahmurshëm siç jam zgjuar gjithnjë prej se e mbaj veten në mend, i ndeza dritat e bredhit, dhe TV-në në heshtje.

Druri pranë dritares time e shoh paska mbetur veç asht, ndërsa këtu larg ‘bregu i diellit’ është i pagojë si ‘bregu i pikëllimit’.

Asgjë s’po ndjehet, veç një erë e lehtë e hudhrës që po vjen nga matanë dritares që po i jep dritës jetë. Mos me ardh kjo erë e keqe nuk ish dittë që këtu ka jetë.
Po vjen edhe era pranverë. Këtu asgjë nuk lëviz, përveç çorapat e mia që po i fryen era të varura me gishta teposhtë në tel.

Ndjehem si njëqind e njëzet vjeç, shikojem në pasqyrë ta shoh këtë ndjenjë, por nuk e gjej asnjë vijë, asnjë rrudhë që e ndan lëkurën time. Ndoshta sytë janë pasqyra e shpirtit, por pasqyra shpirtin nuk e sheh.

Sot s’po më dhimbka më këmba e djathtë prej shtikllave (qysh më dhimbke qe do ditë).
E kisha hëngër, e kisha përbijë si ujin këtë qetësi të madhe, pa erë, pa ngjyrë, pa shije.
Kurrë nuk ngopem qetësi dhe heshtje, siç ngopem humor dhe dashuri.

Mirë, kafen e piva të idhët pa sheqer, një lugë mjaltë e përziva me kanellë dhe xhenxhefil, e piva edhe një çaj magdanoz mos me më ‘djeg uji’.
I lyva vetullat me kokos për t’u bërë më të dendura, e lyva lëkurën e fytyrës deri te gjoksat me vaj lajthie (për mos m’u vyshk), ndërsa flokët me vaj argani që mos me m’u zbardh dhe mos me ju ndal rrita. Shputave të këmbëve ua ktheva butësinë, dhe e lexova poezinë e Rumit ‘E pyet i dashuri të dashurën: A e do veten më shumë se mua!’ E i dashuri ia kthen: Kam vdekur për veten, dhe po jetoj për ty.

Tash çka?
Na kanë mësuar ta ruajmë veten, por nuk na kanë mësuar si të ruhemi nga të tjerët. Hamë shëndetshëm, pimë shëndetshëm, s’thithim cigare as s’pimë raki, nuk i ndërrojmë dashuritë (dashuria ime ka afat të përjetshëm, veç qysh me gjetë njëherë se), flemë herët si fëmijë, ushtrojmë me bicikletë, ecim, i lutemi e i falenderohemi Zotit, por, çdo gjë bie në lloç në momentin që dalim nga shtëpia e kemi punë me njerëz.

Të prishet teni, të rrotullohet barku, të shkatërrohen nervat dhe krejt sistemi.
Si të ruhemi nga të tjerët, është çështja, si në komunikacion, që kryesore është se si të ruhesh nga të tjerët e jo si të jesh vet vozitës i mirë, sepse nuk mjafton të jesh i mirë.

M’u bë egoist? S’di. Provoje njëherë. Por kur bëhesh i tillë, nuk ndjen më as për vete.
Çka të duhet ty lumturia kur të gjithë rreth teje janë të trishtuar.
Kur trishtimi është i përgjithshëm bëhet ‘trend’, bëhet ‘modë’. Pastaj, ti i lumtur açik të tjerëve, dukesh i dalë mode.

Çka bën shqiptari në orën 11-të paradite!
Me dalë në Gërmi! Po tutna po m’fluget kush, për inati. Se, herën e fundit m’u ka duk se m’ngucshin, dhe me sytë e mi e kam pa një gjarpër të vogël.

Me dalë m’i pa zbukurimet e festave në shesh! Dritat dhe xhingla-mingla që e kanë mbuluar mjerimin.
Jo se ‘lumturia’ festive dhe solemne, lumturia që duket, mua gjithmonë më shkakton depresion.

Me thirrë naj shoqe me dalë me pi kafe!
Me folë për dallaveret në ‘Këngën magjike 2017’, për këngën më të re të Medës ‘Puthëm’, për Ledrin qysh i kish dredh flokët minival;
qysh vajzat e sotit nuk janë si ne ‘elherze’ qysh kemi qenë;
qysh më mirë të bie të jesh ‘idiote’ me njerëz të sotit sesa si ne që s’kishim pas ditur gjë, që gjithmonë kemi qenë të ‘pasherre’ dhe serioze.

Isha dalë me ja dhënë një rend intriga, po s’muj me pi kafe në filxhana publik, se kërditna, veç me marrë filxhanin dhe lugën me vete.

Me lexu naj libër! Me lexu ‘Bretkosën’ e Mo Yan, ende nuk e kam lexu! S’jam në disponim për filozofina.

Me kqyrë filmin ‘Our souls at night’ me Robert Retfordin dhe Jane Fonden, që flet për dy njerëz të moshuar dhe të vetmuar, që lidhen bashkë në një romancë pleqërie.
Para një muaji e kam shikuar veç 10-të minuta këtë film, deri aty ku Jane Fonda e thërret Robert Retfordin me shku te ajo me bë gjumin bashkë, për arsye se ‘natën vetmia është e frikshme’, them unë, kurse ditën vetmia është vetëm e dhimbshme.

Retfordi, plak tutkun, i thotë Fondës se do ta mendoj dhe analizoj ofertën e saj, dhe deri këtu e pashë filmin.
Me ju tregu të vërtetën shumë gjatë e kam kërkuar këtë film, kureshtare për ta parë se si e ndjejnë vetminë dhe dashurinë pleqtë.
Pleqtë shqiptarë na kanë privuar nga e vërteta që na pret.
Pleqtë tanë shesin mend, po nuk flasin për dashuri dhe për ndjenja të mira (se ju vjen marre me ndje mirë), përveç për trishtim, për mërzi e për vuajtje flasim.
Për shqiptarët, ndjenjat e bukura (si dashuria) plaken, kurse i mbijeton pleqërisë vetëm trishtimi.

Ju kam treguar edhe një herë se sa fort e urrej mentalitetin tonë dhe dyfytyrësinë.

Kam vendosur që t’i vë disa kufij të ri mes meje dhe të gjithë njerëzve që njoh. Kufijtë do t’i vendos në mënyrë të njëanshme, pa negociata, veç kur ta shohin dhe ta ndjenjë se po marrin në thua rreth meje, do ta dinë se ka ‘lu’ puna, Kimetja ka ndryshu.

Do të rri veç me njerëz që bëjnë humor, dhe flasin fjalë të mira. Edhe horoskopi ka paralajmëru ndryshime prej datës 18 dhjetor. Do gjana kanë me ra në vend të vetin , e do tjera kanë me ndërru vend.
Është rendi që ata që kanë qenë të lumtur qe tri vitet e fundit me ua lëshu vendin atyre që kanë qenë të trishtuar qe tri vjet.

Si të hapen tema të dhimbshme do t’ja mbath, mbathjani edhe ju. Veç humori, dhe e bukura le t’ju tërheq.

P.S. Ju betohem, se ky status ka filluar me njet për Albin Kurtin, por ja (nga egoizmi) dola në sërrnishtë, dhe më mirë më ra, se kesh kah e bëj namin.
Kesh kah shkoj aq larg sa të them ‘aq të ultë e kurrkushi paskeni qenë ju të Vetëvendosjes, që e luftoni dhe e sulmoni njeriun e lidhur në pranga’, e sulmoni me armët e tij, nga shtëpia e tij që e ka ndërtuar vetë, me njerëzit e tij, sa s’ju ka mbetur tjetër veç t’ia ‘ngacmoni’ edhe të shoqen. Disa nga baballarët tuaj, spiuj e tradhtarë që kanë qenë këtë zanat e kanë pas’, pisa more pisa të mëdhej paskit qenë.

E Abelard Tahiri, e ka bërë dje psikologun, kur i ka vizituar të burgosurit e Dubravës. nuk u marrë me kushtet fizike të të burgosurve por me kushtet e tyre shpirtërore dhe psikologjike, u ka thënë dje të burgosurve (vrasësve po ashtu) që ta harrojnë të kaluarën, të mos mërziten për çfarë kanë bërë e ka ndodhur me ta, por të shikojnë kah e ardhmja dhe kah lumturia 😂!