Në klipe, koncerte, mbrëmje muzikore e në çdo paraqitje ato gjithmonë shfaqen të veshura bukur me veshje firmato e të rregulluara bukur.

Bëhet fjalë për yjet e estradës të cilat gjithmonë kujdesen deri në detajin e fundit që të shkëlqejnë në çdo paraqitje të tyre para mijëra fansave që kanë.

Natyrisht atyre asnjëherë nuk iu mungon ‘make up’.

Deri më tani keni parë shumë yje të njohura kur janë kapur pa grim e që në shumë raste jeni dëshpëruar me pamjen e tyre.

Pothuajse janë të rralla ato artiste të cilat me apo pa grim duken bukur.

Më poshtë ju sjellim disa fytyra të njohura publike dhe shikoni dallimin se si duken ato.

Me apo pa grim këngëtarja e njohur Adelina Ismajli gjithmonë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo edhe pas kaq shumë viteve mban epitetin si ‘diva’ shqiptare.

Bukuria e saj vërehet edhe kur ajo është e mërzitur e pa grim.

Bukuria që ka nuk zbehet as kur është pa grim. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi e cila njihet si njëra ndër këngëtaret më natyrale të estradës.

Por, të njëjtën gjë nuk mund të themi edhe për shumë yje të njohura të estradës. Dallimi i tyre me dhe pa grim në të shumtën e rasteve është shumë i madh.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz