Shpallje

Lirisht mund të thuhet se janë çifti më simpatik dhe më i dashur i estradës shqiptare, shkruan Kosovarja.

Këtë Albani e Miriami e kanë dëshmuar që në fillimet e tyre drejt një karriere kaq të suksesshme e cila veçse po ndjek hapat drejt kulminacionit.

Bashkëpunues në disa projekte çifti janë mirëpritur që në paralajmërimet e këtyre bashkëpunimeve, derisa sjellja e tyre në treg shpërblehej me klikime e dëgjueshmëri pafund nga adhuruesit e tyre.

Së Miriam e Albani kanë lansuar projektin e shumë pëlqyer “Dhurata”, këngë kjo dedikuar vajzës së tyre Amelias, të cilën kanë vendosur t’a lansojnë edhe në versionin anglisht pikërisht në prag të festave të fundvitit. E këtë njoftim, këngëtarja simpatike e përcolli me njërin nga imazhet më të bukura që mund të keni parë nga çifti.

Epo dashuria mes tyre është një kimi që rrallëherë kemi parë e dëgjuar.