Shpallje

Përbërësit:

  • 4-6 pallaqinka
  • 400g djath të bardhë
  • 5 lugë ajkë të thartë
  • 8 lugë sheqer
  • 2 sheqer vanilje
  • 4 vezë

Përgaditja:

  1. Për mbushje përzieni në një enë djathin, 2 vezë, gjysmë luge sheqer dhe një sheqer vanilje. Të gjitha i përzieni mirë.
  2. Në secilën pallqinkë vendosni dy lugë të djathit të përzier. Nuk ka rëndësi nëse rrjedh djathi. I mbështjellni pallaqinkat dhe i vendosni në enën e çeramikës të cilën paraprakisht e keni lyer me një shtresë të hollë gjalpe.
  3. Për lyerje ajkë të thartë, dy vezë, sheqerin e mbetur dhe sheqerin e vaniljes. Të gjitha i përzieni mirë dhe e vendosni mbi pallaqinka.
  4. Pjekni në furrë paraprakisht të kyçur në 180 gradë për 15-20 minuta.