E shtunë, 11 Korrik, 2020

Pas Shkodrës edhe Pogradeci: A po përgatitet opozita për protestat e mëdha anti-Rama…

Duhet të lexoni

MSH: Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid, 25 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar së fundmi se në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar...

Paralajmëron shkenctarja kineze nga Wuhan: Do të ketë shpërthime të tjera virusesh!

Një shkenctare kineze e cila pak muaj më parë jehoi në të gjithë botën, paralajmëron se koronavirusi është vetëm...

COVID-19 drejt largimit nga Italia, 92 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 92 viktima e 300 raste pozitive më shumë. Numri i pacientëve...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Brenda një jave kryeministri Edi Rama është përballur me dy protesta qytetare në dy qytete të ndryshme, Shkodër dhe Pogradec.

Në të dy rastet Rama ndodhej në këto qytete për zhvillimin e mbledhjeve të qeverisë, ndërsa qytetarët e kanë pritur me pankarta “Rama ik”, “Qeveria e drogës”, “Qeveria e krimit”, etj.

Si në Shkodër ashtu edhe në Pogradec, janë protestat e para që Rama përballet që nga momenti i publikimit të skandalit Tahiri, i cili ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për lidhje me trafikantë të drogës.

Protestat janë mbështetur nga deputetë apo struktura vendore të PD-së, por ato mund të jenë sinjale për nisjen e një vale protestash në të gjithë vendin.

Kreu demokrat Lulzim Basha në deklarime publike ka paralajmëruar disa herë Kryeministrin Rama se do të përballet me qytetarët, por deri më tani nga PD nuk është ndërmarrë asnjë protestë.

Mesa duket strategjia e zgjedhur është ajo e organizimit apo e mbështetjes përmes strukturave lokale të disa protestave në qytetet ku Rama zhvillon mbledhje qeverie apo aktivitete të ndryshme, që mund të pasohen nga protesta masive në Tiranë./GazetaObserver.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Petro Koçi: Përtej dallimeve partiake, të vazhdojmë procesin e aplikimit për dëmet e tërmetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Njësia nr.6, Petro Koçi i ka bërë thirrje banorëve të Kombinatit të prekur nga dëmet...

Rëndohet situata në Infektiv, 4 persona në rrezik për jetën

Katër persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus...

LAJMI I FUNDIT/ Virusi del jashtë kontrollit, shënohet rekordi i zi brenda 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot rekordin e ri të Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar...

Shëngjin/ Mbytet 34- vjeçari nga Kosova, i mori jetën një gropë në det

Është gjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (10 korrik), trupi i...

Petro Koçi shpalos platformën organizative: Po rindërtohet një Kombinat modern

Kryetari i Partisë Socialiste për Njësinë nr.6, Petro Koçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook platformën me të cilën do të...

Më shumë artikuj të ngjajshëm