Mahmut Ferati dhe Shyhrete Behluli janë ndër artistët më të përfolur sidomos për hitet e mëdha që kanë krijuar.

Ata para disa viteve ishin në qendër të vëmendjes madje, duke u diskutuar për çdo paraqitje të tyre e që tashmë shumë kënd nga ne i ka marrë malli për ti parë së bashku.

Por që një kohë dyshja kanë shkëputur lidhjet e më as që kemi hasur në ndonjë bashkëpunim të tyre, ku siç duket i kanë ndarë rrugët secili.

Se për çfarë janë hidhëruar një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë artistët.

Mirëpo, ata që nga viti 2015 nuk kanë publikuar ndonjë këngë të re me këtë konfirmojnë se dyshja nuk flasin ndërmjet vete.

Megjithatë, mbetet të rikujtojmë hitet e shumta që kanë sjellur tek publiku shqiptarë e që gjithmonë janë pëlqyer, shkruan Gazeta Blic.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz