Shpallje

Vendi i parë në Premier League është një mirazh joreal, një mision i padobishëm për të kultivuar shpresa të rreme. Kështu mendon trajneri i Chelsea, pragmatiku Antonio Conte, i cili pranon supremacinë në rritje të “qytetarëve” në Angli, por jo vetëm.

Prandaj, para ndeshjes në shtëpi kundër Southampton, trajneri italian nënvizoi: “Duhet të jemi realistë. Në nëntë javët e fundit, ne kemi fituar shtatë lojëra, kemi barazuar një dhe kemi humbur një tjetër.

Megjithatë, hendeku me kreun e Premier League është rritur. Manchester City vazhdon të fitojë, po ndërton një ekip të destinuar të dominojë në Europë dhe në botë”./DardaniaPost.com