Shpallje

Rasti i fundit në Skenderaj, ku mbeti e vrarë një grua dhe e plagosur motra bashkë me bashkëshortin, sipas pretendimeve të para të prokurorisë flasin se vrasja e gruas dhe plagoja rëndë e dy të afërmve nga i dyshuari Xh. T. ishte e shtyrë nga motive banale të një konflikti për një telefon.

Visar Rrecaj, avokati i të dyshuarit i cili tani është në paraburgim, nuk ka dashur të flasë lidhur me detajet, apo arsyet që quan në kryerjen e aktit nga klienti i tij Xh. T. me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet dhe se rasti është shumë i ndjeshëm.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” prokuroja Zejnie Kelaj në kërkesën e saj për caktimin e paraburgimit ka përshkruar se D.S dhe F.S i kishin blerë një telefon motrës së tyre- tani viktimës.

Prokuroja Kelaj përshkruan se bashkëshorti i saj Xh.T. nuk kishte qenë në dijeni për këtë dhuratë dhe kjo kishte shërbyer si motiv që ai të kryente aktin e sulmit dhe vrasjes.

“Viktimat kishin dalë për ta pritur të dyshuarin para shtëpisë së tyre. Në momentin kur ai kishte arritur aty me veturën e tij ‘Golf 2’, pa e ndalur makinën kishte shtënë në drejtim të viktimave me pushkën e tij dhjetëshe duke i lënë të dy të plagosur”.

Prokurorja Kela ka sqaruar edhe rrethanat tjera ku i dyshuari pas këtij sulmi kishte vazhduar rrugën për në shtëpi ku në rrethana mizore kishte qëlluar për vdekje bashkëshorten.

“I pandehuri është kthyer në shtëpinë e tij nga aty e ka nxjerrë nga dhoma gruan e tij duke e nxjerrë në oborr ku ka shtënë të paktën katër herë në drejtim të saj duke shkaktuar vdekjen e viktimës”, thuhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit./lajmi.net/