Shpallje

Përbërësit:

  • 155gr çokollatë të zezë
  • 3 lugë krem
  • 1 lugë sheqer të kaftë
  • 1 lugë vaj
  • 1 lugë kafe
  • 1 lugë kakao
  • Pak kripë.

Përgatitja:

  1. Në tenxhere vendosim pak ujë, sipër saj vendosim një enë tjetër dhe shtojmë çokollatën së bashku me kremin, sheqerin, vajin, kafen dhe pak kripë. Pastaj i shkrijmë të gjitha
  2. Çokollatën e shkrirë e mbulojmë me qese plastike dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta
  3. Me anë të luges marrim nga masa e përgaditur, dhe fillojmë të krijojmë topthat
  4. Kakaon e vendosim në një enë më të thellë, pastaj topthat e përgaditur i vendosim në të, duke i lyer mirë
  5. Topthat i rendisim në tavë, pastaj i vendosim në frigorifer dhe i lëm për 20 minuta.