Albania's midfielder Taulant Xhaka looks at Serbian players after Serbia's defender Aleksandar Kolarov scored a goal during the Euro 2016 Group I qualifying football match between Albania and Serbia at the Elbasan Arena stadium in Elbasan on October 8, 2015. AFP PHOTO / NIKOLAY DOYCHINOVNIKOLAY DOYCHINOV/AFP/Getty Images
Shpallje

Taulant Xhaka është futbollist i rritur në akademinë e Baselit dhe ka arritur deri aty sa është emëruar kapiteni i tretë i ekipit.

Në një intervistë për faqen e Baselit mesfushori i Kombëtares shqiptare iu është përgjigjur disa pyetjeve tepër interesante.

A do të vazhdoje të luaje futboll me një rroge prej 4000 frangash në muaj në të ardhmen?

Unë luaj futboll, sepse e adhuroj këtë sport dhe jo për para.

A hezitove për t’ju përgjigjur Shqipërisë kur morët ftesën e Kombëtares?

Jo, sepse isha shumë i lumtur dhe krenar.

A je xheloz për karrierën e vëllain tënd, Granitit?

Nuk jam xheloz, por jam shumë i lumtur për të.

Klubi i preferuar jashtë vendit?

Reali i Madridit.

Më mirë të shënosh apo të fitosh duele?

Golat, sepse rrallë shënoj

Baseli apo Prishtina?

Baseli, sepse u linda dhe u rrita këtu.

Preferon të marrësh pjesë me Baselin për herë të pestë në Ligën e Kampionëve apo të marrësh pjesë në Kupën e Botës me Shqipërinë?

Të dyja do të ishin fantastike për mua./gazetaobserver.com