Shpallje

Citroen C3 Aircross ka fitur çmimin si veturë e vitit 2018 “Autobest 2018” ne garën e zhvilluar me pesë vetura tjera në tregun europian.

Citroen C3 Aircross në finale ka lënë prapa modelet Honda Civic, Ford Fiesta, Seat Ibiza, Opel Grandland X dhe Volkswagen Roc.

Ndryshe ky është modeli i dytë i Citroen i cili ka fituar çmimin “Autobest”, pas modelit C3 të gjeneratës së parë i cili këtë çmim kishte fituar në vitin 2003.

Këtë çmim C3 Aircross ka fituar në panairin e veturave në Frankfurt në shtator 2017.

C3 Aircross përpos çmimit kjo veturë vjen me disa opcione që e bëjnë të dalloj nga modelet e sfiduara. Siguri aktive në frenim me lajmërim me zë në rast të rrezikut për të menjanuar aksidentin frontal, sistemin e ndërrimit të shiritit gjatë ngasjes, sistemin për paralajmërim të tejkalimit të shpejtësisë.

Ky model është i pajisur me motorr benzin me 110KF dhe marsh manual ose automatik. Gjithashtu ky model mund të porositet me motorr dizel BlueHDI me 120KF dhe marsh me 6 shpejtësi manual. Çmimi bazë për modelin me 82KF benzin është 14.490 euro.