Shpallje

Nëna e Getit nuk mund të mos përfolet në media përderisa është nëna e reperit më të zëshëm aktualisht.

Ajo erdhi pranë publikut me fotografitë e bukura që u shkrepen brenda dasmës së djalit të saj. Fama e Getit dhe Marinës arritën që edhe familjarët e tyre të njihen nga publiku.

E gjithë vëmendja e atyre fotografive ishte në pamjen e vjehrrës së famshme të Marinës. Ajo bëri bujë me pamjen prej një zonje dhe e tillë është edhe në ahengje tjera.

Disa foto të publikuara në Instagram ku shihet e veshur me fustan të kuq e me shumë shije. Si e tillë ajo so t’i bënte konkurencë edhe resë së saj të bukur, e për moshën që ka, ajo po e ‘deklason’ Marinën me pamje./ORAinfo/