Shpallje

WhatsApp ka përfaqësuar gjithnjë filozofine e të bërit biznes pa reklama, por si duket kjo do të ndryshoj.

Aplikacioni më i përdorur WhatsApp për biseda telefonike nuk ka pasur asnjë hapsirë reklamuese, por pronari i WhatsApp që është Facebook deshiron ta ndryshojë në të ardhmen.

Plani i ri i kompanisë është implementimi i një butoni të veçantë përmes të cilit përdoruesi pranon se mund të kyçet me aplikacionin në Facebook dhe të vazhdoj komunikimin në WhatsApp.

Butoni i veçantë mundëson komunikimin me reklamuesit, ose përmes porosisë gjatë komunikimit të njohur si “chat”.

Ky funksion ka filluar të shfaqet në Facebook vitin e kaluar, kompania ka bërë të ditur se do të zgjëroj këtë shërbim në Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikë, Australi dhe pjesën më të madhe të Azisë.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz