Shpallje

Të gjitha u martuan të reja, u ndanë nga bashkëshortet dhe i rriten fëmijët e tyre.

Ndonëse të reja e të pashme, asnjëra nga to nuk u martua më për herë të dyte, duke u bërë nënë e baba për fëmijët e tyre.

Në estradën shqiptare ka shumë emra nënash beqare, ndër to, Albërie Hadërgjonaj, Eli Fara, Fjolla Morina, Dafina Dauti, e të tjera.

Këto këngëtare u ndanë nga bashkëshortët e tyre dhe vazhdojnë të jetojnë vetëm, ti rrisin fëmijët, e të punojnë fortë për mirëqenien e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Këto gra, asnjëherë nuk folën se përse u ndanë nga të dashurit, bashkëshortët e tyre. Në qarqe të ndryshme jepen dhjetëra arsye, por vetë të lartpërmendurat kanë vendosur që detajet ti mbajnë ekskluzivisht për vete.

Ambicia e tyre për ta quar përpara karrierën dhe për ti rritur si është më së miri fëmijët, është e admirueshme./Kosovarja.