Shpallje

Këngëtarja Era Rusi ka befasuar me deklaratën e saj sot në “Thumb” ku si në çdo intervistë të saj nuk ka munguar humori i cili e karakterizon atë.

E pyetur nëse është xheloze në një marrëdhënie, Era Rusi tregoi një histori kur ndodhej në lokal me ish-të dashurin.

“Personi në fjalë nuk më kishte dhënë kurrë shkas për xhelozi. Ishimnë një lokal. Unë e kam zakon që rri gjithmonë me kurriz sepse njerëzit të vendosin ndonjëherë në siklet kur të shohin, sikur të numërojnë kafshatat.

Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. ‘Ça po shikon’, e pyeta. ‘Asgjë’, tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore s’e ka zënë prostata këtë’, thashë me vete”, tregoi Era Rusi me humor, shkruan blitz.

“Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet.

Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë.

Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë ‘Hajde se erdhi në tavolinë’.

Thashë me vete po ky nga erdhi.

Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them”, përfundoi Era por e pyetur nëse ka bërë ndonjë skenë më pas këngëtarja u përgjigj: “E kam rrahur. E meritonte”