Ato po kalonin kohë të mirë në shoqëri të njëra-tjetrës Leonita Lekaj, bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqet pranë aktores së njohur turke.

Bëhet fjalë për Amine Gülşe e cila në vitin 2014 e fitoi titullin si më e bukura e Turqisë, ndërsa tani po e vazhdon karrierën si aktore.

Bukuroshen e kemi parë tek seriali “Asla Vazgeçmem” krahë aktorit të njohur Tolgahan Sayışman.

Ndryshe, Amine është e dashura e futbollistit të njohur Mesut Ozil, ndërsa shumë shpejt pritet që çifti të kurorëzojë dashurinë me martesë.

💖 @gulseamine

A post shared by LEONITA LEKAJ (@__ll.gx__) on

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz