Shpallje

Ka filluar shitja e Audi RS4 në tregun europian. Audi ka postuar fotografi të reja për këtë model sportiv.

Ky model posedon motorr me 2.9l V6 TFSI bi-turbo i cili prodhon deri 450KF. Si gjithnjë Audi edhe këtë herë e ka pajisur këtë model me sistemin quattro, tërheqja me katër rrota.

Prej 0 deri 100km/h RS4 Avant arrin për 4,1 sekonda, shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250km/h. Në këtë model përfshihet pako RS Dynamic, kurse kufizimi i shpejtësisë mund të ndryshohet në 280km/h.

Sipas të dhënave të fabrikes, RS4 Avant është më i lehtë nga paraardhësi për 80KG, pesha totale e veturës ështe 1.790KG. Hargjimet mesatare janë 8,8l për 100km me emitim prej 199g CO2/km.

Modeli është i pajisur me pakon standarde RS Sport dhe është më i ulët për 7mm nga verzioni karavan.

Ndër opsionet shtesë janë Dynamic Ride Control dhe frenat e çeramikës. Madhësia e rrotave është 19 inç standard, në dispozicion janë rrotat 20 inç në pakon shtesë.

Modeli më i lirë i RS4 Avant në Gjermani sillet rreth 79.800 euro.