Shpallje

LDK-ja e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, përveç garës për Kryetar të Istogut garuan dje edhe për triumfin me komuna të fituara në nivel të Kosovës.

Dy partitë udhëhiqnin me nga shtatë komuna të fituara në zgjedhjet lokale të këtij viti, duke mos përfshirë këtu partinë serbe, Lista Serbe, e cila arriti të fitojë 11 komuna në zgjedhjet lokale.

LDK e AAK, deri më tani kanë të fituara nga 7 komuna në nivel vendi. PDK-ja ka pushtetin vetëm në 5 komuna të vogla, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në tri komuna. Nisma dhe AKR-ja udhëheqin vetëm me nga një komunë.

Por pas publikimit të rezultateve përfundimtare në Komunën e Istogut, LDK-ja ka fituar në këtë komunë.

Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, partia e Isa Mustafës ka fituar Komunën e Istogut me vetëm 14 vota diferencë ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./DardaniaPost.com