Shpallje

Përbërësit:

  • 5l qumësht
  • 5 pudingë vanilje
  • 400gr sheqer
  • 375gr margarinë
  • 300gr biskota
  • 800gr banane

Përgatitja:

  1. Nga qumështi ndajmë 300 ml në të cilin do te tretim pluhurin e pudingëve
  2. Sasine e mbetur të qumështit e vëmë të vloj me sheqerin
  3. Pasi vlon qumështi, shtojm[ pudingat e tretura dhe p[rziejm[ derisa kremi t[ trashet
  4. Largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak
  5. Shtojmë dhe margarinë dhe e përziejmë derisa të shkrihet margarina
  6. Biskotat i thyejmë në copëza të vogla dhe i shtojmë në enën me pudingen e zier dhe pak të ftohur. Përziejmë derisa të bashkohen mirë përbërësit
  7. Në një enë të thellë vendosim 1/3 e fillit me biskota dhe pudingë, pastaj vendosim një shtresë me bananet e grira në rrathe më të trashë derisa të mbulohet siperfaqja
  8. Mbi banane vendosim një sasi kremi derisa të mbulohen bananet dhe prap një shtresë me bananë
  9. Ëmbëlsiren e përfundojmë me kremin e mbetur dhe e dekorojme sipas dëshires