Shpallje

Jemi shumë afër festave të fundvitit dhe transmetimit të programeve më speciale të përgatitura enkas për netët festive.

Këto ditë janë më të ngarkuarat për këngëtarët e sidomos për ato femra, të cilat kujdesen që në çdo paraqitje të shkëlqejnë me pamjen e tyre. Shkruan GazetaExpress.

Nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale bie në sy këngëtarja e muzikës popullore, Vjollca Haxhiu, e cila veç e buzëqeshur e hareshme në çdo paraqitje të saj, duket e mahnitshme dhe e kuruar në çdo detaj.

Për këto festa Vjollca na ka rezervuar edhe projekte të reja të padëgjuara më parë.

Ndryshe këngëtarja për dallim nga herat e tjera në këto pamje shihet më e ekspozuar se zakonisht.

Image

Image