Shpallje

Një shofer kamioni nga Gjermania veriore ka mbledhur monedha për 30 vite, shumicën prej tyre i paketoi në qese plastike. Në atë kohë, valuta kryesore në gjermani ishte marka dhe vlera e tyre ishte e vogël.

Kur ai ndërroj jetë në maj të këtij viti, familja e tij trashegoi mbi një milion monedha, pesha e pergjithshme e monedhave ishte dy ton e gjysmë. Pesha totale e monedhave i shkatoi familjes më shumë probleme se gëzim.

Çantat e mbushura me monedha janë dërguar nga anëtarët e familjes në një bank qendrore të gjermanisë. Punonjësi i bankës Volfgang Kemerajt duhej të numëronte të gjitha monedhat për të gjetur shumën e saktë.

Të gjitha monedhat kanë kaluar nëpër duart e mia, por unë kam dëshirë të punoj dhe kjo nuk më ka shkaktuar probleme, ka thënë Volfgang.

Numërimi i një qese me monedha ka zgjatur një orë. Megjithatë, për t’i numëruar monedhat iu desht kohë prej muajit maj për 6 muaj që t’i numëronte të gjitha.

Pas përfundimit të numërimit, ka rezultuar se shuma e trasheguar totale ishte gjithsej 16.000 marka gjermane, ose 8.000 euro.