Shpallje

Megjithatë, ende nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku edhe pritet të shqyrtohet materiali i komisionit të Shpejtim Bulliqit për Demarkacionin, të dërguar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, zëvendëskryetarja e parë e këtij komisioni, Time Kadrijaj.

“Deri më tash nuk është thirrur ende mbledhja e komisionit”, ka thënë Kadrijaj.

Sipas saj, për mbledhjen e komisionit dhe për agjendën në komisionin parlamentar vendoset nga kryetarja e komisionit, e që është deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kur vendoset për mbledhje të komisionit dhe për agjendën në komisionin parlamentar vendoset nga kryetarja e komisionit në bashkëpunim me stafin mbështetës të komisionit”, ka thënë ajo.

Ndryshe, raporti i ri i komisionit për Demarkacionin i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi ka dal me përfundimin se me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve, Kosova humb territor.