Shpallje

Përbërësit për 6 persona:

  • 700 gr. patellxhan
  • 400 gr. oriz
  • 3 vezë
  • 50 gr. gjalpë
  • 100 gr. bizele konservë
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • Majdanoz
  • 200 gr. salcë domatesh
  • 1 l. supe vegjetale
  • 30 gr. djath kaçkavall i grirë
  • Kripë

Përgatitja:

  1. Preni patellxhanet në copa me trashësi gjysëm centimetri me gjithë lëkurë. Zieni vezët, qerojini dhe preni në feta.
  2. Në një tenxhere hidhni gjysmën e gjalpit, karroten, majdanozin dhe qepën e grirë dhe orizin. Dhe lereni pak ne zjarr.
  3. Më pas shtoni salcen e domates dhe lereni orizin të zihet pak derisa të jetë al dente, duke e lagur pak nga pak me supën e nxehtë.
  4. Shtoni gjalpin e mbetur, djathin dhe kripen. Ndizni furren ne 200 gradë. Mbulojeni tavën me një letër furre, shtroni fetat e patelxhanit, pastaj një shtresë oriz, më pas vezët e kështu me rradhë.
  5. Perfundoni me patellxhanat, mbulojeni me letër furre dhe lëreni të piqet për 30 minuta. Më pas lëreni të ftohet.