Foto: motortrend.com

Audi do të tërheqë 330.000 automjete në Gjermani për shkak të një problemi që kanë këto vetura.

Kompania më e madhe e prodhimit të veturave thotë se kane probleme me lidhje elektrike me ngrohësit që mund të shkaktojnë zjarr.

Zëdhenësja e Audi ka thënë për Reuters se kompania do të tërheqë rreth 330.000 automjete. Disa prej modeleve të prekura janë A4, A5, A5 Cabrio dhe Q5 të prodhuara prej periudhës prill 2011 deri në maj të vitit 2015.

Deri me tani nuk kemi asnjë rast të raportuar me raste të zjarrit apo ndonjë problem tjetër./GazetaOra.com