Kimete Berisha
Shpallje

1. Ana Brnabic:
Ah…da bi bio Rambo žena, čupala bih kosu za njega.

2. Isa Mustafa:
Thi Ramush. Boll mirë po ua bën shqiptarëve, se s’dojshin akademik si unë. Durone tash, dhe shkoni e gjuajani pishinën e tij me gurë (qysh ma keni bë mu) n’guxofshi.

3. Hashim Thaçi:
Valla budalla që ish, s’e kam ditë që osht kaq avdall, mall shqiptari nuk të çon. Duhet me shfrytëzu në maksimum.

4. Ganimetja:
Plus mashkull çorod, t’ish kanë bile i bukur si Kadria.
Thanë përdorë pavllovič për fytyrë, shih për këtë i vizllon ftyra. Timja Kadrijaj ish dasht mi ja spjegu se pavlloviči përdoret për b*thën e bebave e jo për fytyrë, se na gërrditi, zejtini vadë.

5. Monika Kryemadhi:
Kur unë e ngrita tytën e çizmes lart për ta mbytur Edi drogën, Ganimete Musliu-fshatarja (e cila është ajo luftëtarja e paepur që më ka frymëzuar ta përdorë në Kuvend shtikllën si armë), e uli armën kundër Kryeministrit të saj hajdut.
Me rëndësi është që çizmet e mia nuk janë çizme erotike, si të Grida Dumës, e cila doli në protesta me çizme striptizi (take më të holla se gozhdat), ndërsa trupin e Lulëzimit e shfrytëzonte si striptizerkat shtyllën e metaltë të vallëzimit.

6. Ilir Meta:
Të bashkuar rreth çizmes së Monikës, e kemi harruar Jerusalemin. Kjo është e pafalshme. Edi Rama mund të jetë muri i vajtimi por jo djalli, çizmja e Monikës simbolikisht është guri, kjo duhet të kuptohet drejtë.
Ramushi më telefonoi dhe e shprehu keqardhjen e tij për këtë gabim që e kemi bë padashur me Jerusalemin në OKB. Ai shprehu bindjen e thellë se gabimet janë njerëzore dhe kush punon gabon.

7. Grida Duma:
Ka mundësi që Mona u dashuru në Edi Ramën, sepse gjuha e saj plot emocione nga aspekti psikologjik zbulon një sekret të erret erotik. Kjo grua e shëmtuar po duket si Othelo, kriminele pasioni, veç çka s’e ka vra Edi Ramën nga xhelozia.

8. Edi Rama:
Ramushi edhe pullat e këmishës i ka të dukatit, njeri primitiv, si Perhani në filmin e Kusturicës ‘Dom za vešanje’, ose thënë anglisht ‘Time of the Gypsies’ por tani s’kam kohë të merrem me të…Më ka zënë belaja me Monikën, taksirati i fshehtë, po tutna m’puthë me zor, në shenjë proteste e pastaj s’di si do t’ia bëj…

9. Erion Brače:
Me pas folë Rama serbisht si Ramushi që e përshëndeti me ‘dobro veče’ Kryeministren serbe, kosovarët namin e kishin ba, si malokë idiotë qē janë.

10. Kastriot Myftaraj:
Ramushi ka prejardhje ruse, kurse nanën e ka indiane dhe ajo nuk e ka bistekun origjinal. 6 muaj, 6 javë e 6 ditë Ramushi ka punuar kuzhinier në Mosad. Shih për këtë më shumë e do babën se nanën.

11. Ismail Kadare:
Ramushi nuk e ka lexuar asnjë roman timin. I plotëson kushtet të jap një mendim për të, por sot s’kam kohë.

12. Sali Berisha:
Gjesti i Ramushit, t’ia rris vetes rrogën është gjest i pashembullt i një mjerani, i një fundrrine në katarsis nga kokaina. Ky fytyrë këpucë, qoftë i mallkuar, e përzien kokainën me raki, këtë e zbulon mënyra se si ky i përbien zanoret kur flet, një nga një i përbien, dhe nga mënyra e ecjes-pinguin e kupton se s’është normal.

13. Aida Dërguti:
Ramushi është edhe më i zi se Albini, është ç*ulë.

14. Uran Ismajli:
Nga thashethemet e spitalit dhe nga një infermier i QKUK (agjent i AKI) kam dëgju se prej këtyne tonve, Rambo, Putini, Ahmeti dhe Berisha kanë ‘zdupitë’ gra së paku një herë gjatë jetës së tyre (në disa raste, me arsye). Ali Ahmeti më shpesh e ka rrahë gruan e ëndrrave të tij Halucen, sesa Realen.

15. Azem Vllasi:
Kam prit nga Ramushi m’i thënë Kryeministres serbe, ‘mirëmrama, kučko jedna’. Jena ku jena, se me pas qenë luftë, e kishit pa o çetnikë se kush jam unë. Reci Vuçiçu, ne jedi govna.

16. Halil Matoshi:
Si agnostik që jam, e them me bindje të plotë se ‘Zoti ndoshta ekziston, ndoshta s’ekziston, ndoshta është i madh, ndoshta është i vogël; ndoshta është një, ndoshta janë dy Zota, ama kur vjen puna te Ramushi, aty jam besimtar dhe i sigurt qind për qind se është veç Një Ramush dhe një të dytë nuk ka.

17. Lepa Brena:
Ramushin gjithmonë e kam pas fans. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të ndarë mes meje e Vesna Zmijanacit, gjithmonë më kanë simpatizuar mua më shumë, hvala bogu.
Pas luftës në Kosovë, për herë të parë sot, Ramushi, ma përmendi emrin në qeveri dhe emrin tim e lidhi me strujën, me energjinë dhe me të ardhmen e vendit. Jam shumë e nderuar. Së shpejti me një koncert në Prishtinë.

18. Pensionistët:
Rritet tensioni kolektiv i gjakut i pensionistëve, pas lajmit për autorritjen e pagës së vetvetes nga Ramush hajni.

19. Reperat:
Uh, nanën e ahmakut.

20. Plakat:
Mos ia paftë hajrin.

21. Behgjet Pacolli:
Rrogën gati sa temen, botha e tina, kurrë pa prek punë me dorë. Njeri destruktiv. T’ish kanë baba jem gjallë, horë e kish ba. Ia rrit vetes pagën si tregtar i specave e kastravecave, 2950 euro, që për 50 euro mos m’u duk 3,000, demek mashtrim optik.

22. SHIKU në koordinim me UDBËN:
Ka dyshime se Ramushi është krijuesi i Bitcoin-it.

23. Kimete Berisha:
Ramushi bën krejt çka mundet. Kështu bëjnë jo vetëm lakmitarët dhe hajnat, por bëjnë kështu sidomos psikopatët, sepse psikopatit as nuk i vjen turp e as nuk frikësohet prej askujt, dhe kjo ndodh sepse nuk ndjen asgjë, që do të thotë se as nuk na sheh që ekzistojmë.

/Kimete Berisha/

  • ZHURI

    O LA RESHAT SHYQYR QE TE KEMI NA ZHURI TY SI JE MA GAZETARI ME I GUXIMSHEM E ME I NJOHUR NET KRET SHQIPTARINE VEQ KUSH TA KA INATI SE I VETMI SHYPTAR JE QE I ZBULOVE SHPIUNATE TRADHTARET NE KOSOVE.KREJT ZHURIN E KIJE MAS VETI

  • ZHURI

    LA RESH SHKRIMET E TUA KRET ZHURI PO I KOMENTON E QI I THASH A E PAT LAN RESH QE KISH SHKRUE DISA SHPIUNAVE I ERDHI INATI E NUK FOLEN.JA KE SHKERDHY AT NON KRETVE

  • NJONI I BADALLVE

    E MORE RESHAT PER ZOTIN LEXO E KAJ LEXO E KAJ SHUM KEQ PA ZHURI ATHER PO TANI PO KRENOMI: T BRAVO TE KOFT

  • NJONI I BADALLVE

    lom nona bre burr qe te ka bo se do qi pi kemi ketu e neper evrop spo ja nin per ne e zoti ja q…familjen efmit qe i ka po mos mu kon ti shka po bajn magaret

  • kusha

    kushurini la resh vetm perpara sulem veq sulem me ty krenona

  • kusha

    je kon e kije mu kon gjithmon rrnoft kush posht shpiunat e zoti ja shkerdeft at non kallash kemi qit prom naten

  • mahalla jote

    krejt po thojn pritni pak se la resh shka ju ban shpiunave tash

  • Afrimi

    Tungjatjeta zoteri Reshat Badallaj!
    Te pergezoj per kete shkrim shume te fuqishem,me fakte te pakontestueshme dhe te ilustruar me faksimile dhe argumente. Kjo tregon se jeni mjeshter i gazetarise hulumtuese. Kete e theme me qellimin me te forte. Te lumte pena e burre!
    Pershendetje nga Afrimi

  • miku

    Shume i nderuari gazetari i njohur Reshat Badallaj!
    E kam nje lutrje. Do te ishte mire keta shkrime te perkthehen edhe ne gjuhen shqipe,se pershembull une nuk e njoh fare serbishten. Jo vetem une po keta gjeneratat e reja me sigurise nuk e njohin e eshte ne te mire te lexuesve. Je i papare burre edhe pik. Ty te lexoj gjithmone dhe nuk din te ndalesh. Je i palodhur se mos te flasim per guxim. Edhe me punet efirmes e kam me te degjuar se nuk ndalesh shtate dite e javes.
    Te kerkoj falje por me duk e arsyeshme se do te ishte me mire perkthimin ne gjuhen shqipe. Mua me perkthehu baba. Qent le te lehin ti po ecen perpara.. Mos u ndal. Do te kesh perkrahjen time. Jam mik ne facebook me ty i nderuar.
    Miku