Shpallje

Përbërësit:

  • 800gr miell
  • 2 lugë maja birre
  • 3 lugë sheqer pluhur
  • Pak kripë
  • 100ml vaj
  • 50gr margarinë
  • 2 vezë
  • 350ml qumësht të vakët
  • vaj për fërgim
  • sheqer për pluhurosje
  • marmelatë ose nutella për mbushje

Përgatitja:

  1. Në qumështin e vakët shtojmë kvasacin dhe një lugë sheqer
  2. E lëmë qumështin të fermentohet
  3. Margarinën e shkrijmë, shtojmë vajin dhe i vendosim në enë në të cilën do te zëmë brumin për krofnet
  4. Shtojmë vezët e rrahura, pak kripë, sheqerin pluhur dhe përziejmë
  5. Masës i shtojmë qumështin e vakët të fermentuar dhe shtojmë miell gradualisht
  6. Përziejmë me mikser derisa brumi të merr dendësinë e duhur
  7. Nxjerrim brumin nga ena dhe e vendosim në tavolinën e permillur
  8. Tani duke e punuar me dorë i japim formën e topthit
  9. Topthin nga brumi e vendosim në një enë të lyer me vaj, pastaj lyejmë me vaj dhe topthin e brumit përsipër
  10. Brumin e përgaditur për krofnet i mbulojmë dhe i lëmë në një vend të ngrohet derisa të dyfishohet vellimi
  11. Masën e fryrë të brumit e vendosim në tavolinen e përmillur dhe e shtrijmë me duar aq sa të mundemi duke fituar një petë me tashësi afër 1 cm
  12. Nga peta e brumit për krofnet nxjerrim me gotë forma të rrumbullakëta të cilat i rendisim në tavolinë dhe prap i lëmë për 5 minuta
  13. Në ndërkohë ngrohim vajin dhë fërgojme krofnet në temperaturë të mesme derisa të skuqen në të dy anët
  14. Krofnet e skuqura i vendosim në një letër qe tu largohet yndyra e tepërt
  15. Më pas i rrotullojmë nëpër sheqer dhe anash bëjmë një vrimë me anë të ndonjë tehu
  16. Vrimen tek krofnet e mbushim me marmelatë ose eurokrem me ndihmën e shiringes se kuzhines me të cilën dekorojmë tortet me krem pana