Shpallje

Një grua nga Prizreni rrëfeu në “Drejtësia në Kosovë” se si iu vra djali në natën e Vitit të Ri.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi hulumtimin për viktimat nga plumbat qorr.

Nga këta plumba ka pasur të vdekur e gjithashtu të plagosur që kanë mbetur edhe në karroca invalidësh.

Në mesnatën e 31 dhjetorit 2010 një fëmijë nga Prizreni që kishte dalë para oborrit të tij për t’i parë fishekzjarrët u godit nga një plumb qorr në kokë, i cili i shkaktoi vdekjen.

Nëna e tij Shpresa Dautaj- Këliçi tregon si u qëllua djali i saj nga një plumb i shkrepur në natën e ndërrimit të moteve.

“Para shtatë viteve rreth orës 11:45 minuta e thirrën shokët djalin për me pa qysh po ndizen fishekzjarrët dhe doli te dera kur pas 15 minuta u ndie një zhurmë e madhe erdhi djali i dytë dhe na tha se djalit i ka ra të fikët dhe e morëm e dërguam në spital krejt të gjakosur dhe pasi e bonën një incizim na thanë se ka plumb qorr në kokë”, rrëfeu Shpresa Dauti-Këlliç.

Ajo ka një lutje për nënat tjera që të mos i lejojnë fëmijët të dalin për të shikuar fishekzjarrët e Vitit të Ri.

Thekson nëna e tij Shpresa Dautaj- Këlliç e cila gjithashtu ka një lutje për nënat e tjera në prag të vitit të ri.

“Unë e kisha lutë secilën nënë mos t’i lejojë fëmijët të dalin në festa”, tha jo për “Drejtësia në Kosovë”.

Ajo tregoi se prej momentit kur iu vra djali për të nuk ka festë.

Nëna e pikëlluar thotë se djali i saj tashmë do të ishte në fakultet.

“Djali i dytë po ma bën nënë po festojnë, po i them le të festojnë se për ne nuk ka festë. Kur po i shoh shokët e tij po them a ish edhe djali im qekaq tash. Krejt shokët i ka në fakultet djali jem”, tha Shpresa Dautaj- Këlliç për emisionin DnK.

Deklaratën e nënës që humbi djalin mund ta ndiqni në vazhdim.