Shpallje

Gazeta franceze “laprovence” i është referuar Gazetës Express për një nga ngjarjet më të rënda që preku mbarë opinionin shqiptar, por edhe atë francez, ku autoritet atje tashmë kanë nisur një hetim.
Bëhet fjalë për vdekjen e Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit shkodran që ndërroi jetë mbrëmë në spital në Marsejë pasi mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin gjallë. I riu ishte në vdekje klinike, por familjarët thanë se nuk ishin dakord për këtë vendim, duke e quajtur si tentativë për të fshehur të vërtetën e vdekjes së djalit të tyre. Babai i Florenci që u gjend pranë të birit në spital, thotë se djali mund të jetë masakruar në paraburgim, dhe se nuk kishte asnjë arsye për të bërë vetëvrasje siç pretendojnë paraprakisht autoritetet.

Gazeta “laprovence” shkruan: Të tmerrshme janë fotot e botuara nga Gazeta Express në Shqipëri, të 23-vjeçarit të vdekur, Florenc Beqiraj, me shenja në qafë. 4 ditë më parë ai u gjet i varur, në një dhomë të Qendrës së Paraburgimit Administrativ në katin e 14-të, ndërkohë që priste deportimin e tij në Shqipëri.

Beqiraj ndodhej në Francë prej 19 muajsh, ndërsa u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe një detyrim për të lënë territorin

Por, sot pas ndarjes së tij, as miqtë e tij, as familja e tij, nuk e besojnë tezën e vetëvrasjes:

“Florenci ishte i lumtur që do e takonte familjen e tij për Krishtlindje”, – thotë një nga të afërmit e tij. “Ai madje kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar të kthehej sa më parë në Shqipëri”.

Shoqata e refugjatëve “Cos”, e konfirmon atë: “Më 11 dhjetor ai shprehu kënaqësinë e tij për t’u larguar nga qendra, dhe do të nisej më 15 dhjetor”. Pse të vetëvritej 24 orë para se të kthehej te familja e tij, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?

“Diçka është e gabuar në këtë dosje”
48 orë para tragjedisë, Florenci kishte raportuar se ishte “kërcënuar” nga një i dënuar, dhe më vonë administrata kishte ndërruar dhomën e tij.

“Por më 13 dhjetor, ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mos vdiste gjatë natës”, thotë një mik.

Por, sipas CRA-së, nuk ka “dyshim” se vdekja e tij ishte për shkak të vetëvrasjes.

Megjithatë, Prokuroria do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato.

“Të afërmit duan të hedhin dritë mbi ngjarjen, sepse diçka është e gabuar në këtë rast”, tha ai.

E megjithatë duket se ka diçka që nuk shkon në qendrën e ndalimit në Marsejë: nuk është një, por shtatë përpjekje për vetëvrasje (tre në javë), por edhe akte të vetë-gjymtimit dhe agresionit të dhunshëm që janë raportuar që nga mesi i nëntorit.

“Njerëzit këtu janë në një gjendje të brishtë psikologjike, dobësi” kështu shprehet Julian Karagueuzian, koordinator i Forumit për Refugjatët, dhe shton se këtë gjë nuk e kishte “vërejtur kurrë” në qendra të tjera në Francë./DardaniaPost.com