Shpallje

Kishte premtuar që kur të futet në politikë, do ta lë muzikën, por kjo nuk ndodhi. Arsyeja e kësaj është të mirat materiale që merr si këngëtar.

Mirëpo, edhe politika është tanimë pjesë e angazhimit të këngëtarit Labinot Tahirit.

Ai për Prive ka treguar se ëndrra e tij ishte të bëhej kryetar i Komunës së Ferizajt, por nuk u realizua.

Mirëpo, pas postit të deputetit, ai synon edhe Kryeministrinë dhe Presidencën.
Labi nuk ka lënë pa komentuar as sharjet që i ka marrë kur i është futur politikës.

Tahiri, kur u fut në politikë, pati thënë se qytetarët janë ata qe i kanë kërkuar të futet në politikë.

“Nëpërmjet politikës, unë mund të bëjë më shumë të mira për qytetarët e Kosovës dhe për atë popullatë e cila më ka pasuruar mua dhe unë me veprat e mia i kam pasuruar të tjerët”
Sipas tij, politika nuk është profitabile sa muzika, por synon që nëpërmjet saj t’ua përmirësojë jetën qytetarëve të vendit.