Shpallje

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike por dhe as mungesë apo ndërprerje të saj.

Këto deklarime Kryeministri Haradinaj, i dha sonte gjatë një vizite që e bëri tek Koorporata Energjetike e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Qëllimi i ardhjes time këtu janë dy tema, ajo se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike”, është shprehur Haradinaj, gjatë vizitës së tij që pati në Koorporatën Energjetike, njofton Klan Kosova./DardaniaPost.com