Shpallje

Një person raportoi në polici se disa persona të panjohur i vodhën disa stoli ari, një pushkë gjuetie dhe një revole.

Në raportin e policisë thuhet se u raportua për një rast vjedhje, të disa stolie ari, një pushkë gjuetie dhe një revole. Sipasa policisë vjedhja ka ndodhur në një fshat të Malishevës të quajtur Turjakë.

Viktima ka thënë se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur stolitë dhe armët.
Policia njofton se kanë dalë në vend të ngjarjes, dhe rasti është regjistruar si vjedhje e rëndë./mitrovicasot.com