Përbërësit:
- 500 ml Pana ose hopla
- 1 shkop vanilje ose pika ekstrat vanilje
- 7 gr. fleta xhelatine
- 50 deri 150 gr sheqer
- Fruta te sezonës
Përgatitja:
- Xhelatinen zhyteni në ujë të ftohtë dhe lëreni derisa të zbutet 10-15 minuta
- Filloni të zieni panën/hopllën, vaniljen dhe sheqerin në një enë. Mund të shtoni sheqerin gradualisht derisa të arrini ëmbëlsinë e dëshiruar. Përzieni vazhdimisht.
- Pasi të nxehet krema dhe fillon te vlojë butësisht, largoni shkopin e vaniljes, ndaleni zjarrin. Nëse fleta e xhelatinës është e zbutur atëherë shtrydheni lehtësisht nga uji dhe shtojini panës. Përzieni derisa të tretët
- Derdhni masën në enë të voglël, mbuloni me kapak ose mbeshtjellëse kuzhine, dhe lëreni të ftohet në frigorifer për disa orë
- Nëse nuk e mbuloni enën ateherë mund t’ju marrin erëra të ushqimeve në frigorifer. Për rezultatet më të mira, përgaditeni Panna Cottan një ditë më herët dhe lëreni në frigorifer gjatë tërë natës
- Panna Cotta shërbehet me salce të frutave ose sipas dëshires