Shpallje

Me golin ndaj Realit, uruguaiani arriti shifrën e 400 golave si profesionist.

Luis Suarez ka arritur diçka të jashtëzakonshme në “Santiago Bernabeu”.

Me golin ndaj Realit, uruguaiani arriti shifrën e 400 golave si profesionist, përcjellë “Lajmi.net”.

Përmes një postimi në Twitter, Suarez u shpreh shumë i lumtur për këtë arritje.

“Shumë i lumtur për të arritur 400 gola si një futbollist profesionist. Faleminderit të gjithëve”, shkroi Suarez.

400 golat e Luis Suárez

Nacional de Montevideo – 12 gola
Groningen – 15 gola
Selección de Uruguay – 49 gola
Liverpool – 82 gola
Ajax – 111 gola
FC Barcelona – 131 gola. /Lajmi.net/