Shpallje

E fshehtë dhe hermetike për çdo copëz të jetës private, por këtë herë, para një gëzimi të madhe që pritet të vijë në jetë, as Zaimina nuk mund ta mbajë të gjithë për vete, por zgjedh ta ndajë me të gjithë miqtë virtualë.

Në këtë prag Krishtlindjesh, edhe Zaimina ka hapur zemrën edhe për fansat e saj duke rrëfyer ndjesitë që është duke kaluar këtë periudhë të pritjes së ëmbël, madje edhe duke i dedikuar një mesazh partnerit të saj, për të cilin rrallëherë ndodh të flasë.

Në një video me momentet më të bukura nga baby shower-i, festa për pritjen e vajzës, që organizoi disa ditë më parë, Zaimina shkruan: “Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës sate, ishte momenti më i bukur i jetës. Je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të mbaj në krahë, të të dua dhe të të mbroj për gjithë jetën”

Dhe pas kësaj, Zaimina i shkruan virtualisht edhe partnerit: “Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem kaq speciale gjatë kësaj kohe magjike dhe, më e rëndësishmja, që po më bën nënë. Ky është muaji i fundit që presim engjëllin tonë të vijë në jetë.”/dardaniapost.com