Shpallje

Sipas një sondazhi të realizuar nga UBO Consultings më 1,065 qytetarë ata kanë treguar së një familje kosovare mesatarisht shpenzon 141.6 Euro për festat e fundvitit, raporton Gazeta Blic.

Në këtë sondazh i cili është realizuar në 38 komuna të Kosovës, 82% e familjeve kosovare festojnë festat e fundvitit.

Nga blerjet e festave të fundvitit, pjesa më e lartë shpenzohet në blerjen e ushqimit dhe pijeve, ndërsa dekorimet dhe dhuratat janë dy kategori të tjera të rëndësishme në këto shpenzime.

Nga 25 deri më 31 Dhjetor është periudha kur shumica e kosovarëve bëjnë blerjet e fundvitit.

Afër 80% e qytetarëve preferojnë të pranojnë para të gatshme si dhuratë të fundvitit, e 35% preferojnë të dhurojnë para të gatshme.

Po ashtu preferencat e këtyre të anketuarve janë nga më të ndryshme, femrat më së shumti preferojnë të marrin para për festat e fundvitit, dhe një pjesë e tyre tregojnë se duan edhe dhurata teknologjike dhe produkte kozmetike.

Ndërsa ndryshe nga femrat, djemtë preferojnë të marrin para të gatshme,  produkte teknologjike dhe ndonjë udhëtim.