Shpallje

Këngëtarja Arilena Ara, ishte fituese e spektaklit “X Factor Albania”, transmeton ORAinfo.

Ajo që nga atëherë nuk u ndal, por vazhdimisht ka punuar për projekte të reja muzikore me të cilat ҫdoherë ka dalur të jetë e suksesshme.

Suksesi i saj më i madh ishte këngë pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” e titulluar “Nëntori”, e cila u pëlqye edhe jashtë vendit.

Për këtë arsye Arilena vendosi që këtë këngë ta realizojë edhe në gjuhën angleze, e duke marrë pjesë kështu edhe në festivalin e Moskës dhe së fundmi në The Voice of Rumania, ku bëri një përformancë të shkëlqyeshme, shkruan ORAinfo.

Por, këngëtarja nuk u ndal me kaq, duke parë suksesin e ‘Nëntorit’ ajo vendosi që t’i kushtojë një këngë edhe dhjetorit, duke nxjerrur kështu këngën me titullin “Snow in December”, e cila është vetëm me audio por që po cilësohet si një këngë shumë e mirë.

Edhe pse pa videoklip ajo po klikohet në masë të konsiderueshme.

A thua edhe ‘Dhjetori’ do të korr të njëjtin sukses siç e bëri ‘Nëntori’ i Arilena Arës.