Shpallje

Javë më parë tenorit të famshëm kosovar me famë botërore Ramë Lahajt pas një sëmundje i vdiq babai.

Ndërsa për festat e fundvitit ai ka ardhur në vendlindjen e tij Istogun, shkruan Indeksonline.

Lahaj ka postuar disa fotografi në rrjetin e tij social Facebook me nënën e tij. Ai ka shprehur dashurinë për të shtrenjtën e tij, ndërsa me fjalë emocionuese ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për të gjithë ata që ende u jetojnë prindërit.

Ky është postimi i plotë i tij:

* Si mund ta dimë nëse kjo është ecja jonë e fundit?
Si ka mundësi që kemi harruar gjithçka humane e jeni dhënë pas gjërave materiale që kanë shumë pak vlerë e janë të përkohshme. Njerëzit e shpirtit vijnë vetëm njëherë në jetë andaj gjeni sa më shumë kohë për ata. Jeta s’është asgjë tjetër përpos kujdes e dashuri mes njerëzve që i duam! Urime për shumë mot nga unë dhe e shtrenjta ime me shpresën që do të ecim edhe shumë së bashku.