Shpallje

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri tash e sa kohë po qëndron në SHBA, me tendencën e të krijuarit terren ndërkombëtar sa i përket profesioni të saj.

Por, me shumë gjasë, nuk pati suksesin e menduar pavarësisht këngëve të realizuara në gjuhën angleze dhe vokalit të jashtëzakonshëm, shkruan Kosovarja.

Në jetën sentimentale, Dafina është përfolur për lidhjen me të dashurin nga Republika Domenikane, e cila si duket po ecë drejt hapave të sigurt për të orientuar lidhjen drejt seriozitetit. Ndërsa kësaj radhe nuk do të flasim as për pjesën e saj private e as atë profesionale, në fokus është provokimi që ka bërë Dafina.

E shtrirë direkt nga shtrati, këngëtarja ka publikuar një imazh goxha të nxehtë, e veshur vetëm me sytjena teksa në pah vihet tatuazhi i saj në mes të gjoksit.

Ky po që është një tendencë për të provokuar, por mbetet peng nëse praën saj në orë të vona ishte apo jo i dashuri i saj dhe çfarë do t’i thoshte për këtë publikim të bërë.