Kimete Berisha
Shpallje

1. Rexhep Qosja:
‘Ekzistojnë katër faza të jetës:
– Kur beson në Babadimër;
– Kur e humb besimin në Babadimër;
– Kur vishesh si Babadimër, dhe
– Kur dukesh si Babadimër’.

2. Giza Kelmendi:
– Kryqi mos me ju ngri ortodoksëve, për neve kjo është me rëndësi jetike.
Por për herë të parë në jetë pajtohem me Vatikanin në përgjithësi dhe me Papa Franciskon në veçanti që u deklarua kundër Jerusalemit të Izraelit, dhe njësoj si krejt muslimanët e devotshëm u rreshtua në anën e Palestinës.

3. Ilir Meta:
– Krishti ndoshta ka ecur mbi ujë, ama sheh Bani ka përbiruar prej birës së çelësit dhe ka ikë nga burgu. Me pas qenë në vend të Krishtit, shehu në fjalë i kish zhdëpë kryq romakët.
Ne bektashinjtë jetojmë nga përqëndrimi dhe femrat më bisha (ato pelat e egra) dashunohen në ne dhe aq shumë fiksohen pas nesh, sa janë të gjendje të vrasin e të vriten për ne.
Bektashinjtë e kthejnë ujin bythpraptë, se ujin përpjetë si Krishti, e kthen edhe ujësjellësi.

4. Edi Rama:
– Asnjë religjion nuk e ka shëruar njeriun nga frika prej vdekjes. Dhe nga nevoja për të lindur e shumëzuar.
S’ka Krisht që ma heq tutën.

5. Monika Kryemadhi:
– Prifti ma ka falë mëkatin e çizmes. Ia sqarova krejt situatën si ka rrjedhur, dhe ai më tha se do t’i thotë Krishtit, fale Monikën.

6. Grida Duma:
– Athu çka i ka thënë Adami gruas së tij Eves natën e Krishtlindjeve!
S’di a më mirë do të ishte të isha Eva apo Maria Magdalena.
Shën Maria s’kisha pas qejf me qenë, se plakë ajo.
E qysh unë përfundova kështu ke zallogat e Sali Berishës, s’ka llogjikë.
Derisa të vdes ky njeri i madh, unë do të mbetem e vogël.

7. Hashim Thaçi:
– Kataliktë janë tutsa. Muslimani i tutet ortodoksit (serbit, rusit e grekut), ama ortodoksi nuk i tutet muslimanit me vra ai Zot.
Shumë interesant. Shkijet me kajtë nanët se nuk tuten prej shqiptarëve. Kataliktë shqiptarë gjithmonë janë sjell mirë me neve, sillen tamam si muslimanë. Urime.

8. Ramush Haradinaj:
– Tu gëzohemi të mirave materiale që kemi, të vishemi bukur e të hamë mish sonte e ta pimë sonte gjakun e Krishtit derisa të ngihemi. mNuk mund të jetë i sinqertë besimtari me bark të thatë. Duhet t’ua rrisim pagat murgeshave, të cilat përveç problemeve që kanë përditë me Krishtin, kanë obligime edhe t’i ushqejnë priftërinjtë.
Për Krishtin është e lejume me vallzu.

9. Isa Mustafa:
– A thu a guxon njeri në ditë të sotit me varë portretin e naj Pape në zyre, si Rugova të Papa Gjon Palit.
Tjetër kohë ka qenë ajo kohë robërie, nuk ka qenë rrezik me qenë ‘i lirë’…
Vijnë mjekroshat ma përgjakun pishinën, ik, hiqu tyne.

10. Naim Tërnava:
– E kam pa pramë Krishtin andërr, më tha, pasha Atin, veç mos deksh kurrë se pa ta qky gojën vesh m’vesh s’e la.
Nuk u besohet ktyne.

11. Shefqet Krasniqi:
Femrat i kanë të zojat, diva. Nuk
është haram mu dashunu me vajzat katolike, se i kthen qysh dush, i ban muslimane, haram është mu dashunu vajza muslimane në naj djalë katolik, s’bën me ndodh hiç, ma mirë me ta marrë Zoti shpirtin.

12. Remi:
– Gjithë më përzihet, a e ka vra Remi-Romuli a Romuli-Remin.
Integrimi shpirtëror nuk ka nevojë për liberalizim të vizave. Europa duhet ta ketë parasysh këtë fakt.

13. Elvis Hoxha aka Cicero
– A më keq është të të vrasin, apo ta mbysësh veten!
– A më keq është të të hanë për së gjalli, apo të vdesësh nga uria!

14. Albin Kurti:
– Krishti mundet pa ju, por ju nuk mundeni pa Krishtin.
Krishti s’do të vijë tek ju, por ju (me kismet) do të shkoni tok te Krishti!

15. Dardan Molliqaj:
Kimetja më tha: Ti je Salieri, e Albini është Moxarti që do të helmohet nga xhelozia e Salierit.
S’është e vërtetë, i thashë.
Për Krishtin nuk folëm asgjë.

16. Violeta Kukaj:
– Më shumë gjen raki në eposin e këngëve shqiptare sesa në etc.

17. Burdushi:
– Njëherë nëpërmjet metodës OUIJA, e kam thirrë në ndihmë shpirtin e profetit Muhamed (dojsha m’u konsultu diçka me të), por m’u ka paraqit Muhamed Alia. Telashe m’ka pas ba Zoti me të.

18. Blendi Fevziu:
– Dokumentet më të reja që i kam siguruar e zbulojnë lakuriq kokën e Krishtit.
Vatikani e ka mbajtur fshehtë se Krishti ka qenë tullac, si unë.

19. Aida Dërguti:
– Krishti i ka pas flokët e gjata, me krunde e të mitilavta si Albin m.t.
Edhe Krishti (si krejt njerëzit, përfshi mua) ka pordhë fuqishëm.

19. Edita Tahiri:
– Në darkën e fshehtë të Krishtit nuk ka marrë pjesë asnjë grua, ato kanë gatuar. Edhe zotërat hanë ushqim njerëzish, ashtu si njerëzit që hanë ushqim kafshësh.
Pabarazi.
E kam një shall kërzno me kokë e këmbë të dhelpnës origjinal qysh e kanë shqy dhelpnën gojëhapur, s’po di a me ngjit, a i ka dalë moda dhelpnës…se s’kam qenë moti në Milano.

20. Sami Lushtaku:
– Njani në Skënderaj duket ajnehi si Krishti. Mos u kthy Krishti e s’pe sheh kush, mos u ringjall e veç unë pe shoh, se unë jam ekspert me pa dhe me ‘vra’ njerëz që s’ekzistojnë.

21. Kastriot Myftaraj:
– Krishti ka qenë grua e shëmtuar që është marrë me magji të zezë.

22. Populli:
– Nën bredhin e stolisur,
me çaj rusi, të nxehtë
Gëzuar Krishtlindjet
Dhe vitin 2018.

(Duhet me bë çajin e rusit m’u pi si infuzion).

23. Kimete Berisha:
– Veç me Krishtin nuk gjej njeri ta krahasoj.
Por e di se më i bukur se Krishti është vetëm dashuria.
Krishti nuk do të kthehet pa u kthyer në mesin tonë dashuria.

P.S. Gëzuar Krishtlindjet 🌹