Shpallje

Fshati Asola-Fatehpur Beri cilësohet si vendi më i fortë në Indi, kjo për shkak të dashurisë së banorëve për ushtrimet fizike.
Për shumë breza, meshkujt mbajnë nga dy orë stërvitje për çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje në këtë fshat që është në jug të Delhit.

Duke filluar nga para-adoleshentët deri te 50 vjeçarët, ushtrojnë në një nga arenat më të njohura që quhet, Akhada, e cila e nënkupton “Arena e mundjes”, transmeton Gazeta Express.

Gjatë përgatitjeve ata luftojnë në baltë, ngritën në litarë dhe bëjnë shumë ushtrime të tjera në mënyrë që të jenë në formë sa më të lartë.

“Ata hanë ushqim shumë të shëndetshëm dhe me orar, gjithashtu ushtrojnë çdo ditë dhe kjo është arsyeja se pse ata janë kaq të fortë”, ka thënë Vijay Tanwar, kryetrajner në Akhada.