Foto: carstyling.ru
Shpallje

Kompania amerikane e veturave ka qenë një ndër kompanitë më të mira në vitet e 50-ta të ndërtimit të makinave.

Gjatë kësaj periudhe u ndërtuan modelet legjendare si Chevrolet Corvette dhe Ford Thunderbird.

Prodhuesi i tretë më i madh në SHBA, Chrysler kishte idenë për të ofruar klientëve një model që do të ishte konkurent ndaj dy prodhuesve tjerë. Kështu filloi ndërtimi i modelit Plymouth Belmont.

Modeli i vetëm i kësaj veture në botë ruhet falë nënkryetarit të departamentit për dizajn të veturave Virgil Exner, i cili personalisht është kujdesur për këtë veturë që të mos shkatërohet.

Pas gjashtë dekadave, Plymouth Belmont u restaurua me pjesët origjinale dhe motorrin origjinal 4.0 V8 me 157KF dhe marshin automatik me 3 shpejtësi./GazetaOra.com

Foto: carstyling.ru