Foto: thenational.ae
Shpallje

Kompani e popullarizuar gjermane e veturave ka thyer rekord për herë të parë në historinë e saj. Kjo kompani ka ndërtuar më shumë se 6 milion vetura për një vit.

Përveq kësaj, kompania vlerëson se prodhimi vjetor i 11 modeleve të VW-së në 2017 do të tejkaloj rekodrin 10.3 milion vetura.

Volkswagen posedon 50 fabrika në 14 shtete të ndryshme, në të cilat ndërtohen më shumë se 60 modele të ndryshme.

Prodhimi rekord është arritur falë modeleve të reja që nuk kishin paraardhës në modelet aktulate të VW-së, si T-Roc, Tiguan dhe Atlas.

Megjithatë, modelet më të njohura të VW-së janë Golf, Polo dhe Passat të cilët dominuan në tregjet botërore në vitin 2017.

Ashtu si shumica e prodhuesve botëror të veturave, Volkswagen ka filluar ngadalë zhvillimin dhe prodhimin e veturave elektrike, vitet në vijim pritet që modelet e reja të VW-së të ndikojnë në rritjen vjetore të prodhimit./GazetaOra.com