Shpallje

Në këtë artikull Gazeta Ora vazhdon të prezentojë shkathtësitë shqiptare në fusha të ndryshme e një prej këtyre fushave është edhe ajo e fotografisë.

Në Kosovë ka fotografistë të ndryshëm për modelizëm, manekenë/e, festa familjare etj.

Një prej këtyre fotografëve të rinj me sukses ka filluar karierën edhe 16 vjeçari Albion Fera që është nga Dardana (Kamenica).

Edhepse i ri në moshë, në fotografitë e deritashme Albioni tregon që ka sens për ngjyrën, ndriçimin dhe pjesët tjera që përbëjnë një fotografi profesionale.

Albioni sapo ka filluar karierën e tij si hobi dhe vijon mësimet në shkollën e mesme “Sejdi Kryeziu”. Albioni beson që arti dhe fotografia munden shumë lehtë të jenë edhe profesion i tij jetësor.

Mëposhtë mund t’i shihni disa nga fotografitë e Albionit, e poashtu ju që dëshironi të keni shërbimet nga ky fotograf i ri kamenicas, mund ta kontaktoni në profilin e tij në Facebook ose në Instagram.Albioni ju mirëpret./GazetaOra.com