Shpallje

Jeta private e Aurela Hoxhës është ndoshta një nga çështjet më të diskutuara në shoëbizzin shqiptar.

Dhe kjo për faktin se e shohim gjatë gjithë kohës duke pushuar, në udhëtime luksoze e në vende që ne ndoshta vetëm në Google do të mund t’i shohim.

Sonte, Aurela na tregoi edhe njëherë që është në një lidhje, e ftuar në spektaklin “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, Edi Manushin dhe Gent Hazizin.

“Po, kam të dashur”, – është shprehur Aurela, ndërkohë që e pyetur se nëse ia kontrollon telefonin, ajo është përgjigjur: “Ia kontrolloj gjatë gjithë kohës!”.

Pra, çuna e shikoni që nuk është aq bukur të jesh në krah të Aurelës? Apo ia vlen kjo “sakrificë”?

Epo, përgjigjen mund të na e kthejë vetëm princi i kaltër i Aurelës! /Blitz.al/