Shpallje

Braziliani Philippe Coutinho është një lojtar i Barcelona-s tashmë, me katalanasit që kanë shpenzuar 160 milionë euro për të siguruar shërbimet e fantazistit. Ish-lojtari i Inter është bërë futbollisti i tretë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Ai nuk do të mund të luajë në Champions League me katalanasit, por do t’i përkushtohet La Liga-s dhe Kupës së Mbretit dhe do të formojë një treshe të mrekullueshme me Messi dhe Suarez. Siç pritej, Lamtumira e 5-vjeçari ka shkaktuar shumë polemika në Liverpul. Kështu, klubi anglez ka vendosur të ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të qetësuar gjakrat.

Skuadra e Klopp po bën një paraqitje të mirë në këtë sezon, është në garë për Champions League dhe, për herë të parë pas shumë vitesh, do të ketë mundësinë të fitojë një trofe. Cou ishte pjesë e “pokerit” të sulmit të Klopp dhe largimi i tij është konsideruar si një tradhti nga tifozët.

Për këtë arsye, klubi ka vendosur që t’u japë një kupon me vlerë 60 euro të gjithë atyre që kanë belrë fanellën e brazilianit në këtë sezon, të cilët do të kenë mundësinë të marrin një fanellë tjetër të skuadrës.

Ata që e kanë blerë fanellën do të duhet ta dërgojnë në dyqanet zyrtare të Liverpool-it për të marrë kuponin. Por, nëse do të duan, ata që e kanë blerë fanellën do të kenë mundësinë ta mbajnë si kujtim./gazetaobserver