Shpallje

Në videon mëposhtë do të shihni se si vajza e pyet babain se sa paguhet ne orë.

Babai, me laptop përpara dhe me disa faktura në duar sillet keq me vajzën.

Vajza shkon në dhomën e saj dhe babai e përcjell dhe ia jep 50 dollarë që vajza ia kërkoi.

Pastaj vajza i merr ato 50 dollare, dhe disa para të saj që kishte prej mëparë, dhe ia jep babait 100 dollarë duke i thënë:

Babi, mua më merr malli për ty, ti gjithnjë je i zënë me punë, ja po ta paguaj një orë të punës, dhe të lutem, a mund të vijsh sonte më herët në shtëpi që ta jemi në tryezën e darkës së bashku?

Ky tregim në video është emocionues dhe rrënqethës që na tregon se kompania ku punojmë, nëse ne vdesim sot, nesër na zëvendëson me ndonjë punëtor tjetër kurse familja asnjëherë nuk do të na zëvendësojë!/GazetaOra.com